Eduart Rroca mbylli aventurën e tij me Istanbulspor në Superligën turke dhe momentalisht është lojtar i lirë.
Mesfushori shqiptar ka oferta nga klube të ndryshme turke, por akoma nuk ka vendosur.
Gjithashtu, për Rrocën ka interesim serioz edhe nga Superiorja.
Janë Partizani dhe Egnatia ekipet që kanë nisur një duel të ashpër në merkato për të siguruar shërbimet e 30 vjeçarit.
Pritet të shihet si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim, teksa për Rrocën ky do të ishte një rikthim te ekipet shqiptare. Më parë, mesfushori ka luajtur pikërisht për Egnatian, por edhe Tërbunin, Luftëtarin dhe Kukësin.