Mikel Arteta është shprehur mjaftë optimist në prag të edicionit 2024/25.
Spanjolli ka theksuar se tashmë jo vetëm skuadra e tij është më mirë se në të kaluarën, por kanë ndryshuar totalisht si klub.
“Sigurisht që po shkojmë në drejtimin e duhur dhe po udhëtojmë me një shpejtësi vërtet të madhe me gjërat që kemi transformuar, jo vetëm në fushën e futbollit, por mendoj edhe si klub, tani ajo që mungon është kthimi i titujve të mëdhenj në shtëpi”. theksoi Mikel
Arsenali në dy vitet e fundit ka qenë shumë afër titullit kampion, por në fund e humbën luftën ndaj Cityt.