Ferizaj e cila këtë vit është rikthyer në elitën e futbollit kosovar, po përfundon përgatitjet e fundit para fillimit të Superligës së Kosovës.
Kur jemi disa ditë afër startit të kampanjës 2024/25, bardhekaltërit kanë vendosur të përkushtohen maksimalisht në përgatitjen fizike dhe taktike.
Për kushte të punës më të mira, kryesia e Ferizaj ka vendosur të ndryshoj ambient.
Skuadra ferizajase, ka marrur rrugën për në Bansko të Bullgarisë, aty ku do sistemohen për disa ditë.