Te SC Gjilani pritshmëritë janë të mëdha

Futboll

Te SC Gjilani pritshmëritë janë të mëdha

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 16:26
Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu e fillon karrierën me Gjilanin zyrtarisht në stadiumin Zahir Pajaziti, ku në xhiron e parë do udhëtoj në drejtim të Podujevës.

Në të kaluarën, sa ishte pjesë e Dritës, Nuhiu e kishte stadiumin më të preferuar Zahir Pajazitin, ku bardhekaltërit kishin rezultate pozitive ndaj Llapit.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe tekniku shkupjan është në anën tjetër të qytetit, dhe gjërat mund të mos jenë njësoj.

Te SC Gjilani pritshmëritë janë të mëdha, për një sezon me plotë suksese, ndërsa kampanjën drejt titullit kampion, e fillojnë në Llap.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat