Tirana e nis të mërkurën punën për Superioren!
Tirana do të nisë ditën e mërkurë stërvitjen.
Trajneri Bledi Shkëmbi, skuadrën e ka lënë pushim absolut për pesë ditë.
Më pas, ekipi do të rinisë punën për sezonin e ri futbollistik. Pritet të shihet nëse përgatitja do të vazhdojë në kryeqytet apo do të spostohet diku tjetër.
Kujtojmë që kampionati këtë sezon nis që më 18 gusht, ndërsa bardheblutë luajnë sfidën e parë në transfertë kundër Laçit. Sezonin e shkuar Tirana doli e pesta në Superiore, duke mos u kualifikuar dot në “Final 4”.