Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, është eliminuar nga garat e Champions League dhe tani do t’i vazhdojë garat në Conferece League.
Pyunik nga Armenia është rival i ekipit shqiptar.
Kryetrajneri i Strugës TL, Qatip Osmani, tha se është një ndeshje shumë e vështirë.
“Në dy takimet e fundit me Dynamo Minkun, ata luajtën fort në mbrojtje dhe treguan se mund të jenë shumë të fortë përmes kundërsulmeve. Besoj se kemi cilësinë për t'i mundur.
Si nikoqirë, sigurisht që dëshira jonë është që të festojmë në këtë ndeshje të parë dhe atë sa më bindës por edhe duhet të kemi kujdes”, - tha trajneri Qatip Osmani.
Ndeshja e parë mes Strugës TL dhe Pyunikut do të luhet nesër në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër me fillim nga ora 17:00.