Milani këtë të martë zyrtarizoi transferimin e Jean-Carlo Simiq tek Anderlechti në Belgjikë.
Qendërmbrojtësi i ri 19-vjeçar mbërriti në klubin italian në vitin 2022 nga radhët e të rinjve të Shtutgartit, por luajti në vetëm gjashtë ndeshje për ekipin e parë të kuqezinjve.
Sipas shtypit belg, klubi i Brukselit ka paguar tre milionë euro për lojtarin, i cili thotë se është “krenar që vesh fanellën e një klub po aq prestigjioz sa Anderlechti”.
Kontrata e mbrojtësit me Anderlechtin është e vlefshme për pesë sezone.