Marku rikthehet në Shqipëri

Futboll

Marku rikthehet në Shqipëri

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 20:54
Herald Marku

Herald Marku është lojtari më i ri i Flamurtarit. Mesfushori shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me UT Arad në Rumani, duke dalë një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.

Marku vazhdon kështu karrierën e tij me Flamurtarin në Kategorinë e Parë. Newsport ka mësuar, se mesfushori sapo ka firmosur kontratë 2-vjeçare. 28 vjeçari ka vendosur që t’i bashkohet vlonjatëve, për të arritur objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Kujtojmë që ky është një rikthim për Markun në Shqipëri dhe është një emër mjaft i njohur.

Më parë, mesfushori ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos, Partizanit, Tërbunit, Kastriotit dhe Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat