Alen Sherri po bëhet gati që të nisë aventurën e tij të re italiane,
Portieri shkodran ka udhëtuar sot drejt Romës për të kryer vizitat mjëkësore para se të shkojë në grumbullimin e Kaljarit që po përgatitet në Valle D’Aosta për sezonin e ri.
Sherri ka udhëtuar drejt Romës, ku do të kryejë në klinikën e specializuar “Vilal Steuart” të gjitha kontrollet përkatëse mjekësore. Pasi të ketë kaluar ato, portieri i cili u shpall kampion me Egnatian do të niset drejt lokalitetit ku gjendet skuadra e Kaljarit, për t’iu bashkuar atij që do të jetë klub i tij i ri.
Firma në kontratë dhe prezantimi i portierit që do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2027, pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme, ku ai të zbresë edhe në fushën e lojës për të nisur përgatitjet me klubin italian.