Shqiptari dhe ylli i kombëtares, Mirlind Daku ishte protagonist me Rubin Kazan dje, në ndeshjen ndaj Parit, takimi i parë i kampionatit rus.
Sulmuesi kuqezi realizoi gol, ndërsa dhuroi edhe një asist.
“Kam disa cilësi: lojën një kundër një, driblimim, duelet fizike.
Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes lojërave.
Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll.
Në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar.
Por ndeshja e sotme (djeshme) tregoi karakterin e ekipit tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë së bashku treguam karakter”, tha për ”Match TV”.