Goli i mesfushorit që braktisi Kosovën për Zvicrën nuk ndal dot Mourinhon

Futboll

Goli i mesfushorit që braktisi Kosovën për Zvicrën nuk ndal dot Mourinhon

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 23:52
Jose Mourinho

Në Zvicër është luajtur një ndeshje shumë argëtuese mes Luganos vendas dhe Fenerbahçes që drejtohet tashmë nga Jose Mourinhon. Fenerbahçe fitoi 4:3 falë tregolëshit të Edin Xhekos, ndërsa për ekipin vendas gjeti rrjetën edhe mesfushori Uran Bislimi, i cili dy vite më parë vendosi të linte Kosovën për t’iu bashkuar kombëtares së Zvicrës.

Goli i mesfushorit që braktisi Kosovën për Zvicrën nuk ndal dot Mourinhon!

Ndeshjet e para të turit të dytë të Ligës së Kampioneve kanë dhuruar rezultate interesante me futbollistë shqiptarë si protagonistë në fushën e lojës.

Qazim Laçi ka qenë sot për herë të parë kapiteni i Spartës së Pragës, në ndeshjen ndaj Shamrok Rovers që nisi rrugëtimin e skuadrës çeke në kompeticionin më ë rëndësishëm për klube në kontinent. Sparta e Pragës fitoi me shifrat 2-0 ndeshjen në transfertë, teksa Laçi luajti pak më shumë se një orë, ashtu si edhe Indrit Tuci i cili ishte gjithashtu titullar e më pas i la vendin Ermal Krasniqit.

REZULTATET

Bodo/Glimt-RFS 4-0

FK Panevezis-Jagiellonia 0-4

Linkoln Red Imps-Karabak 0-2

APOEL-Petrokub 1-0

Malmo-Klaksvik 4-1

FCSB-Makabi Tel Aviv 1-1

Dinamo Kiev-Partizan Beograd 6-2

Ferencvarosh-TNS 5-0

UE Santa Koloma-Midtjylland 0-3

Lugano-Fenerbahçe 3-4

Shamrok Rovers-Sparta Pragë 0-2

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat