Rey Manaj është kthyer në idhull pas sezonit të fundit në Turqi.
Plot 22 gola të shënuar në kupë dhe kampionat për Sivasspor, i dhanë qendrën e vëmendjes së elitës në futbollin turk.
27-vjeçari ka ndarë video së fundmi ku tifozë tentojnë të “rrëmbejnë” foto dhe autografe nga sulmuesi shqiptar.
Tashmë i gjithë fokusi është për sezonin e ri.
Manaj ka bërë të ditur se do vazhdojë me Sivasspor ku ka kontratë dhe për 2 vite. Pasi ka gjithë mbështetjen dhe besimin e duhur, shpresat janë që paraqitjet e mira të vazhdojnë.