Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar përbërjen ekipore të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, për të dy grupet A dhe B.
Interesante është fakti që tri skuadra nga qyteti i Mitrovicës (Trepça, Trepça ’89 dhe Mitrovica) janë në Grupin A të Ligës së Parë.
Po ashtu, pjesë e Grupit A është edhe skuadra Besa Peja.

Ndërkaq, në Grupin B gjenden skuadrat si 2 Korriku, KEK-u, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa e Vushtrria.