​Duka pasi Sylvinho rinovoi kontratën me Shqipërinë: Tani vëmendja është për të shkuar në Kupën e Botës

Futboll

​Duka pasi Sylvinho rinovoi kontratën me Shqipërinë: Tani vëmendja është për të shkuar në Kupën e Botës

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 12:03
Armand Duka dhe Sylvinho

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka reaguar pasi që Sylvinho e vazhdoi të ardhmen me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sylvinho e stafi i tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Junior, do të jenë në krye të Kombëtares së Shqipërisë deri në dhjetor të vitit 2025.

Duka ka reaguar tani ku ndër të tjera e përmendi si objektiv kualifikimin për herë të parë në një Kupë të Botës.

“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.

Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”, shkroi Duka në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat