Borussia e Dortmundit bleu sulmuesin Guirassy nga Stuttgarti ditët e fundit, duke shtuar konkurrencën në fazën e përparme.
Një situatë e cila, me sa duket, nuk e ka lumturuar Niclas Fullkrug, i cili ndërkohë përfundoi në fokusin e Milanit.
Megjithatë, sipas fjalëve të fundit të trajnerit Sahin, gjermani është plotësisht në planet e klubit.
“Fülle e di se çfarë mendoj për të, ai ishte shoku im i skuadrës në Bremen dhe e vlerësoj shumë.
Ne duam të kemi ekipin më të mirë të mundshëm dhe Fullkrug e Guirassy luajnë një rol qendror në planet e mia”.
Niclas Füllkrug pati një sezon pozitiv 2023-24 me Borussian e Dortmundin, i pari i tij pas lëvizjes nga Bremeni: 29 ndeshje, 12 gola dhe 3 asistime në 1870 minuta lojë, duke arritur dy statistika dyshifrore për herë të katërt në katër vitet e fundit.
103 gola në pothuajse 300 ndeshje të luajtura në Gjermani flasin për cilësinë e tij si sulmues.
Gjermani edhe vitin e kaluar luajti një rol të rëndësishëm në rrugëtimin mahnitës të verdhezinjve në Champions League, me 3 gola në 12 ndeshje në total.