Sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe mjaft vendimtare për Alen Sherrin.
Gardiani i Egnatias do të zhvillojë ditën e sotme vizitat mjekësore te Cagliari dhe pas tyre do të firmos me italianët. Menjëherë pasi të konktetizojë gjithçka, portieri kampion do t’i bashkohet skadrës në Valle d’Aosta, ku italianët po zhvillojnë përgatitjet për sezonin e ri.
Palët kanë rënë dakort mes tyre për një kontratë 3-vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Shqiptari do të jetë portieri i dytë pas Scuffet. Me kalimin e shkodranit në Serie A përfiton Egnatian.
Plot 300 mijë euro do të shkojnë në arkat e rrogozhinasve për këtë transferim. Por jo vetëm kaq, pasi Agim Demrozi ka vendosur të mbajë 10% të kartonit të lojtarit në mënyrë që nëse gardiani në të ardhem shitet nga Cagliari, atëherë rrogozhinasit do të përfitonin sërish.
Shkodrani me Egnatian në sezonin e kaluar luajti në 34 ndeshje, ku ia doli të mbante portën e paprekut në 11 sfida. Me rrogozhinsit ia doli të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë dhe nga Rrogozhina largohet si kampion.