Lojtari shqiptar drejt Katarit

Futboll

Lojtari shqiptar drejt Katarit

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 11:34
Berat Gjimshiti

Atalanta mund të humbasë kapitenin Berat Gjimshiti gjatë merkatos së kësaj vere.

Media italian raporton se në dyert e klubit nga Bergamo kanë trokitur përfaqësuesit e skuadrës Al-Rayyan nga Katari.

Një situatë ende në progres e që mund të sjellë zhvillime të reja në ditët në vazhdim. Tani për tani jemi vetëm në fazat e para të një negocimi që ende duhet të fillojë, sepse për momentin bëhet fjalë vetëm për kontaktet e para.

Si klubi i Atalantës ashtu edhe lojtari shqiptar po bëjnë llogaritë nëse kjo lëvizje është e leverdishme për të dyja palët.

Pjesë e Atalantës që nga viti 2016 (me një përvojë tek Avellino në sezonin 2017-18), Gjimshiti krenohet me 240 ndeshje me fanellën e zikaltërve, 8 gola dhe 8 asistime për një total prej 18,873 minutash të luajtura.

Gjatë këtij sezoni, kapiteni i Shqipërisë luajti 54 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol 1 gol, plus 1 asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat