250 mijë euro në arkat e Tiranës

Futboll

250 mijë euro në arkat e Tiranës

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 11:39
Mustafe Abdullahu

Në stërvitjen e ditës së djeshme të Tiranës mungoi Mustafë Abdullahu.

Ky i fundit me shumë gjasa do të shitet, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Duke parë edhe rivalitetin e madh me Selmanin, minutat për të do të jenë të limituara.

Në këto kushte drejtuesit duan të përfitojnë nga shitja e tij dhe një ekip gjerman do të paguajë për të. Bëhet fjalë për Borussia Dortmund, Me Abdullahun që do të firmosë në Gjermani dhe do të jetë pjesë e ekipit B.

Gjermanët do të paguajnë në arkat e kryeqytetasve plot 250 mijë euro. 20-vjeçari ka kontratë me bardheblutë deri në qershor të vitit 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat