Partizani dhe Egnatia kërkojnë rezultat jashtë fushe

Futboll

Partizani dhe Egnatia kërkojnë rezultat jashtë fushe

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrrim

Turi i dytë eliminator i Conference League do të jetë vitrina kryesore e Superiores ku Partizani në orën 18:00 dhe Egnatia në 20:45 do të jenë skuadrat e vetme shqiptare, të cilat do të kërkojnë kualifikimin për më tej.

Në orën 18:00 në “Mikheil Meskhi Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë Partizani sfidon Iberia 1999. Një sfidë shumë e rëndësishme për të kuqtë që do të kërkojnë fitorën në transfertë për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër.

Në orën 20:45 do të jetë Egnatia ajo që do të marrë vëmendjen në Conference League. Rrogozhinasit do të sfidohen me Vikingur Rekjavik në stadiumin “Víkingsvöllur”.

Kampionët e Shqipërisë do të synojnë një rezultat pozitiv në këtë turne për të shpresuar deri në fund në kalimin në fazën tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat