Mustapha Salami është padiksutim “diamanti” i Kukësit, i cili kërkohet nga disa ekipe. Pavarësisht interesimeve ndaj tij, verilindorët ia kanë dalë të rezistojnë, por duket se largimi i tij do të jetë i pashmangshëm.
Palët kanë kontratë mes tyre deri në qershor të vitit 2025, me nigerianin që me të përfunduar sezonin me Kukësin, u kërkua nga Partizani. Kukësi kërkonte të përfitonte shumë nga shërbimet e Salamit dhe u tha “JO” ofertës së “Demave”.
Tashmë një tjetër ekip i Superiores po tenton mundësinë e transferimit. Kështu emri i 22-vjeçarit ndodhet në tavolinën e Dinamos. “Blutë” kërkojnë të përforcojnë sulmin dhe po mendojn ëpër transferimin e tij.
Nigeriani duket më afër dinamovitëve, pasi për shkak të mungesës së një marrëveshje, verilindorët mund të ulin pretendimet e tyre.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, me Salamin që me shumë gjasa mund ta rishikojmë sërish në Superiore.