Reali kërkon kampionin e freskët të Evropës për mbrojtjen

Futboll

Reali kërkon kampionin e freskët të Evropës për mbrojtjen

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 12:28
Spanja

Reali i Madridit ka formuar një repart sulmi të frikshëm me blerjen e Kylian Mbappesë dhe të brazilianit Endrick, por sigurisht që nuk ndalet këtu në merkato.

Në fakt, Ancelotti tani kërkon një mbrojtës, edhe nëse jo për rolin startues: Rüdiger dhe Militao ruajnë pozicionin e tyre në mesin e mbrojtjes, Alaba kthehet nga dëmtimi, por do të mund të luajë vetëm në nëntor, Tchouameni mund të përshtatet, por ai nuk e vlerëson atë pozicion.

E gjithë kjo pas largimit përfundimtar të Nachoss dhe nënshkrimit të papritur të Yoros me Manchester United.

Kështu, siç raporton AS, del hipoteza që të çon te Aymeric Laporte, çmimi i të cilit është rritur në mënyrë eksponenciale pasi ishte një nga protagonistët e suksesit të Spanjës në Kampionatin Evropian.

Laporte, për t’u bashkuar me “Los Blancos”, është i gatshëm të heqë dorë nga dy vitet e mbetura të kontratës së tij milionere me Al Nassr.

Në verën e vitit 2023 ai nënshkroi për tre vjet, me pagë 24 milionë euro neto në sezon. Problemi, megjithatë, ka të bëjë me faktin se kontrata është në fuqi dhe Al-Nassr nuk është i gatshëm ta humbasë pa përfituar asgjë.

Nga ana tjetër, Reali i Madridit nuk do të donte të paguante para për kartonin e tij. Prandaj, marrëveshja për momentin duket ende larg, edhe nëse vullneti i lojtarit dhe i Realit për të nisur një “martesë” të re është i fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat