Te Luftëtari ka nisur puna për sezonin e ri dhe ekipi i ka dhënë fund pushimeve të zgjatura.
Tashmë drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur trajnerin të cilit do t’i besojnë ekipin për sezonin 2024-2025, ku mungon vetëm prezantimi i tij.
Besmur Shabani ka marrë në dorë “frenat” e gjirokastritëve, të cilët do t’i udhëheq në Kategorinë e Dytë, me klubin që ka si objektiv kryesorë ngjitjen në një kategori më lart.
Në fakt për Shabanin është një rikthim në Gjirokastër, pasi nësezonin 2006-2007 ka luajtur si futbollist te kjo skuadrës.
Tashmë me eksperiencë mbi supe, 44-vjeçari do të tentojë të arrijë objektivin e klubit. Në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Flamurtari, Oriku, Labëria dhe Apolonia, teksa së fundmi ka mbyllur aventurën e tij në Arabinë Saudite te skuadra e Albatin U-19.