Struganët ballëlart, çfarë thotë lojtari pas fitores në garat evropiane?

Futboll

Struganët ballëlart, çfarë thotë lojtari pas fitores në garat evropiane?

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 13:11
Osmani e Spirovski

Stefan Spirovski ishte një ndër futbollistët protagonistë në fitoren e djeshme të Struga Trim Lum përballë Pyunik, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Mesfushori strugan realizoi një super gol në minutën e 73-të, që në fund doli të jetë edhe vendimtarë në fitoren tonë 2:1.

Bashkë me trajnerin Qatip Osmani para gazetarëve prononcimin e tij të parë si futbollistë i Struga Trim Lum e dha edhe mesfushori Stefan Spirovski.

Ky i fundit doli të jetë protagonistë në fitoren e djeshme me rezultat 2:1 ndaj armenëve të Pyunik, fanellën e së cilës skuadër e kishte mbajtur veshur për gjatë sezonit 2022/23.

Gjithsesi se jemi të kënaqur, terrenin vendas ndoshta duheshe ta shfrytëzojmë edhe më mirë, mirëpo fitorja është fitore, një gol dallim, kemi edhe 90 minuta për të luajtur, sigurisht që nuk do te jetë e lehtë, e dimë se për çfarë skuadre bëhet fjalë.

Në mënyrë kolektive, apo individuale besoj se i realizuam punët që na i dha trajneri, i cili siç tha mund të kishim arritur fitore edhe më bindëse sot, mirëpo edhe një gol dallim është rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit” – deklaroi Stefan Spirovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat