Douglas Costa ndërpret kontratën me Fluminensen dhe shndërrohet lojtar i lirë.
Në moshën 33-vjeçare, ish-anësori i Juventusit dhe Bayernit është në kërkim të një destinacioni të ri.
Te Fluminense, braziliani luajti 22 ndeshje sezonin e kaluar (dha një asist), duke fituar Recopa SudAmericana.
Në Brazil raportojnë se në muajt e fundit ai ka qenë një nga emrat më të kritikuar nga tifozët për shkak të ecurisë së tmerrshme në kampionatin brazilian, ku klubi është i parafundit. Pritej diçka më shumë prej tij në krahasim me shokët e skuadrës, duke pasur parasysh përvojën dhe emrin e madh, por deri më tani ai nuk ka mundur të përmbushë pritshmëritë.
Lojtari kishte pranuar gjithashtu uljen pagës për ta përshtatur me standardet e klubit, prandaj kjo ndërprerje e kontratës nuk do t’i kushtojë shumë klubit brazilian, raporton Globo Esporte.
Para marrëveshjes me Fluminensen të arritur në janarin e kaluar, Douglas Costa kishte arritur një marrëveshje edhe me Samsunsporin e Superligës turke, në mënyrë që të plotësonte dëshirën e tij fillestare për të qëndruar dhe për të luajtur në Evropë, aq sa kishte rezervuar një udhëtim dhe kishte bërë gati valixhet për t’u kthyer në Kontinentin e Vjetër. Mirëpo thirrja e trajnerit Fernando Diniz dhe propozimi i “Tricolorgli” ia ndryshuan mendjen.