Arteta konfirmon

Futboll

Arteta konfirmon

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 14:12
Arteta

Arsenali ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Bournemouth duke barazuar me rezultat 1-1.

Gjithsesi u ekzekutuan edhe penalltitë dhe në fund Topçinjtë triumfuan me rezultat 5-4.

Ylli anglez, Emile Smith Rowe nuk luajti fare këtë miqësore dhe trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se ai po largohet nga klubi dhe kjo është arsyeja që nuk e aktivizoi.

“Ka gjëra që ndodhin në sfond me Smith Rowe, kështu që ne menduam se ishte më mirë të mos e përdornim atë pasi mund të ketë ndonjë lëndim”, tha Arteta.

“Jam shumë i kënaqur me lojën. Edhe në pjesën e parë mendoj se ishim skuadra që kishim më shumë shanse për të fituar ndeshjen”.

“Ndihesha sikur luajtëm në një ritëm të mirë, me një nivel tjetër. Ishte një lojë e mirë për t’u përgatitur. Duke pasur parasysh se është parasezon, ritmi ishte mjaft i mirë”, tha Arteta.

Smith Rowe pritet të largohet nga Arsenali, por jo edhe nga Londra. Mesfushori anglez do ta kompletoj transferimin te Fulham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat