Shefi i Monzas ngjitet në altar për herë të tretë

Futboll

Shefi i Monzas ngjitet në altar për herë të tretë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 15:21
Galliani - djathtas

Shefi i Monzas ngjitet në altar për herë të tretë!

Në prag të ditëlindjes së tij të 80-të, të cilën do ta festojë më 30 korrik, Adriano Galliani martohet me të dashurën e tij Helga Costa, më saktë Elza Helga Cordeiro Costa, një spanjolle 57-vjeçare me origjinë braziliane që është me të që nga viti 2011.

Për senatorin e Forza Italias dhe CEO i Monza Calcio, kjo është martesa e tretë pas asaj me prezantuesen Daniela Rosati, me të cilën pati tre fëmijë dhe me modelen Malika El Hazzaz.

Në tabelën e njoftimeve të bashkisë së Milanos, qytet ku banojnë të dy, ata tregojnë se martesa do të festohet në Monza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat