Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është në festën e fitores në Batum me rezultat 2:0 ndaj Dinamos.
Skuadra gjeorgjiane është tronditur me humbjen nga kampioni i Malit të Zi.
Deçiqi është shumë afër kalimit në rrethin e tretë të Conference League në futboll.
Kryetrajneri i Deçiqit, Millorad Pekoviç. Është me këmbë në tokë.
“Fitorja në Batumi është e rëndësishme për shkak të vetëbesimit”, ka theksuar Pekoviq, transmeton mediumi malazez “VIjesti”.
"Ne do të mundohemi të pushojmë mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e dytë.
Dinamo është një skuadër e mirë, ishte e vështirë që të luanim me ta, por ia arritëm planit që kishim. Jam i kënaqur me mënyrën se si dukem", tha Pekoviq.