Islandezët nuk pranojnë të luajnë në Rrogozhinë

Futboll

Islandezët nuk pranojnë të luajnë në Rrogozhinë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:18
Stadiumi në Shkodër

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Vikingur të enjten e ardhshme në orën 20:00 në stadiumin  “Loro Boriçi” të Shkodrës.

 “Elbasan Arena”, që ishte shtëpia e rrogozhinasve në ndeshjen e turit të parë në Champions League, është njëkohësisht dhe stadium i Partizanit në Europë, e duke qenë se dhe të kuqtë do të luajnë ndaj Iverias në të njëjtën datë po në Elbasan, Egnatia u detyrua që të gjente një shtëpi të re.

Edhe pse fillimisht UEFA dha miratimin që ndeshja të luhet në Rrogozhinë, aty ku stadium po rikonstruktohet e po shtohet një tribunë e re, klubi islandez nuk është dakordësuar që ndeshja të luhet në orën 17:00, duke reklamuar temperaturat e larta në vendin tonë.

Më pas është gjetur gjuha e përbashkët që kjo përballje e raundit të dytë të kualifikueseve të Conference League të luhet në Shkodër. “Loro Boriçi” do të presë takimin e datës 1 gusht, ku do të përcaktohet dhe skuadra që do të avancojë në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat