Skuadra e Teutës vazhdon përgatitjet e saj për këtë sezon në Kategorinë Superiore.
Nën drejtimin e Edi Martini, blutë vazhdojnë stërvitjet, por edhe ndeshjet miqësore, për të ndërtuar sa më parë një grup të denjë, për t’u kthyer pa shumë probleme në protagonistë.
Pas 23 ditësh përgatitje mes Durrësit dhe Pukës, dje blutë janë ndeshur me Vllazninë U-21, të cilët kanë nisur edhe ata përgatitjet për sezonin e ri.
Ekipi blu është mundur me shifrat 2-3, në një ndeshje që nisi me gola të shpejtë.