Arsyeja e çuditshme që Julian Alvarez kërkon të largohet

Futboll

Arsyeja e çuditshme që Julian Alvarez kërkon të largohet

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 19:32
Julian Alvarez

Arsyeja e çuditshme që Julian Alvarez kërkon të largohet nga Man City!

Julian Alvarez raportohet se ka kërkuar një transferim nga Manchester City.

Futbollisti argjentinas nuk është i kënaqur me minutat, por më së shumti nga klima dhe dëshiron të shkojë në rajone më të ngrohta. Gazetari Sam Lee ka marrë konfirmimin se sulmuesi 24-vjeçar synon të largohet.

“Julian Alvarez dëshiron të largohet nga Manchester City.

Ai dhe familja e tij preferojnë një klimë më të ngrohtë dhe gjithashtu, Julian dëshiron më shumë hapësirë për të luajtur,” tha Lee.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat