Bylis është një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore.
Së fundmi, ballshiotët kanë zyrtarizuar afrimin e plot 6 lojtarë, 3 prej të cilëve janë shqiptarë dhe 3 të tjerë brazilianë.
Wendel Neri Da Conceicao është lojtari i parë me origjinë nga brazili i cili luan si mesfushor, mbrojtës i majtë dhe sulmues. Ndërkohë dy brazilianët e tjerë janë, Walison Martins De Souza dhe Bruno Nascimento De Souza.
Përsa i përket lojtarëve shqiptarë, ato janë ish-portieri i Erzenit, Klevis Hasanbelli, mesfushori i Lushnjës, Henru Sulovari dhe mbrojtësi i lushnjarëve, Paolo Kasmollari.