Abaz Karakaçi është lojtari më i ri i Lirisë së Prizrenit.
Mesfushori që u largua nga Elbasani disa javë më parë, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij me ekipin bardhezi në Kosovë.
Pasi ka luajtur për ekipe si Vllaznia, Partizani, KF Ada, Apolonia, Butrinti, Tërbuni, Kastrioti, Besëlidhja, Egnatia dhe Elbasani, tashmë Karakaçi vendosi të largohej nga Shqipëria.
Lajmin për transferimin e 31 vjeçarit e ka bërë të ditur vetë klubi i Lirisë në rrjetet sociale.