Llapi i Podujevës as në ëndërr nuk e ka pa se do të mposhtet thellë në Brondby.
Skuadra daneze ka treguar lojë të mirë duke e mposhtur Llapin me rezultat 6:0, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League në futboll.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, padyshim se është me dhimbje koke për faktin se një debakël të tillë nuk e kishte pritur në konakun e skuadrës daneze.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur llapjanët pësuan 4 gola.
Golat i realizuan Suzuki (16'), Omoijuanfo (21'), Bundgaard (24'), Nartey (40’), Kvistgaarden (89’) e Schwartau (90’).
Në pjesën e dytë, Llapi u tregua më stabil në lojë por jo edhe të ngushtojnë humbjen e rëndë.
Sfida e kthimit luhet pas një jave por ka pak shpresa që Llapi të bëjë përmbysje duke pasur parasysh nivelin e skuadrës daneze.