Kryeziu asiston, Zurich deklason Shelbournen 

Futboll

Kryeziu asiston, Zurich deklason Shelbournen 

Nga: K.G. Më: 25 korrik 2024 Në ora: 20:55
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Zurich pa ndonjë mund të madh e ka mposhtur me rezultat 3:0 Shelbournen nga Irlanda, në takimin e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve për Conference League.

Futbollistët Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu, u paraqitën titullarë për skuadrën zvicerane.

Golat i realizuan Matthew (1'), Marchesano (29' e 58').

Kryeziu asistoi në golin e tretë dhe Krasniqi është zëvendësuar në minutën e 59-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat