Eraldo Çinari ka qenë protagonist i fitores së thellë që skuadra e Noah të Armenisë, ka siguruar përballë Sliema të Maltës, në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Sulmuesi i cili iu bashkua gjatë verës skuadrës armene, ishte titullar në këtë sfidë dhe la shenjën e tij në duelin në fjalë me dy gola.
Në minutën e 71-të, ai shënoi golin që çoi shifrat në 5-0 për ekipin e tij.
Vetëm një minutë më vonë, Çinari gjeti përsëri rrjetën duke thelluar edhe më shumë diferencën, teksa në fund ndeshja u mbyll me shifrat 7-0 që lënë pak vend për diskutim se kush do të kalojë në turin tjetër.