Fitorja e Egnatias në Islandë

Futboll

Fitorja e Egnatias në Islandë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 23:33
Duka

Partizani dhe Egnatia përfaqësuan ditën e sotme Shqipërinë në turin e dytë të Conference League.

Partizani e nisi fillimisht me zhgënjim pasi u mposht 2 me 0 nga Iberia, ndërsa Egnatia befasoi duke fituar 0-1 në transfertën e Vikingur Rejkjavik.

Për këtë ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Numri 1 i FSHF-së uroi Egnatia për arritjen, ndërsa nuk harroi të inkurajojë Partizanin për takimin e kthimit.

“Urime Egnatias për fitoren në ndeshjen e parë ndaj Vikingur në Islandë. Triumfi 1-0 në transfertë është shumë i rëndësishëm. Me besim dhe duke qenë të vëmendshëm, kampionët tanë mund t'ia dalin të kalojnë në turin e tretë të Conference League.

Shpresojmë shumë që edhe Partizani në kthim të reagojë dhe të tentojë kualifikimin gjithashtu, pavarësisht humbjes në ndeshjen e pare”, shkruan presidenti Duka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat