Turi i dytë i Conference League nuk ka rezultat dhe aq i keq sa i pari deri tani.
Kjo për shkak se në sfidat e para, 4 klube shqiptare fituan.
Dhe pse nuk konsideroheshin favoritë, Deçiq, Egnatia, Struga dhe Drita ia dolën të korrin fitore.
Në anën tjetër zhgënjimi i madh është Partizani, që u mposht 2:0 në transfertën e gjeorgjianëve të Iberias.
Llapi pësoi disfatën më të thellë, me rezultatin 6:0 kundër Brondby. Gjithsesi ndaj danezëve nuk ekzistonin shpresat.
Ballkani në anën tjetër me barazimin 0:0 kundër Hamrun Spartans ka lënë gjithçka hapur. Eleminimi në turin e dytë të ishte zhgënjim i madh.
Rezultat e 7 klubeve shqiptare:
Iberia 2:0 Partizani
Brondby 6:0 Llapi
Ballkani 0:0 Hamrun Spartans
Dinamo Batumi 0:2 Deçiq
Vikingur Rejkjavik 0:1 Egnatia
Struga 2:1 Pyunik Yerevan
Breidablik 1:2 Drita