PSG “kërcënon” Barcelonën, i ofron dyfish më shumë “yllit” të Spanjës

Futboll

PSG “kërcënon” Barcelonën, i ofron dyfish më shumë “yllit” të Spanjës

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 11:55
Nico Williams

PSG hyri në garë për Nico Williams dhe… hyri me gjithçka.

Në “luftën” me Barcelonën për të siguruar anësorin e Athletic Bilbaos, parizienët janë gati për t’i ofruar kushte më të mira lojtarit se “Blaugranat”.

Sipas “Catalunya Ràdio”, anësori 22-vjeçar dhe klubi katalan tashmë i kanë kushtet e dakorduara, thjesht duke paguar klauzolën prej 60 milionë euro, megjithatë ndërhyrja e PSG-së kërcënon marrëveshjen, pasi francezët pranojnë të dyfishojnë pagën që ofron Barcelona.

Pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit të katalanasve, Joan Laporta, që dëshmojnë për gjendjen e mirë financiare të klubit për të përmbushur dëshirat e tij në këtë treg transferimi, do të jetë e pamundur të konkurrohet PSG për shumë që i ofron futbollistit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat