Ylli portugez kthehet tek Atletico, por jo nën urdhrat e Simeones

Futboll

Ylli portugez kthehet tek Atletico, por jo nën urdhrat e Simeones

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 12:04
Felix

João Félix u paraqit këtë të premte në ambientet e klubit të Atléticos së Madridit, pasi situata e tij ende nuk është zgjidhur.

Pasi mbylli pushimet që i nisi me përfundimin e Euro 2024 për Portugalinë, lojtari tashmë ndodhet në ambientet e skuadrës, por stërvitet veçmas, pasi drejtuesit nuk kanë ndërmend, të paktën për momentin, ta integrojnë me grupin drejtuar nga Diego Simeone.

Synimi i Atléticos është që në këtë merkato verore ta shesë Félixin (ka kontratë deri në vitin 2029) për rreth 60 milionë euro. Aston Villa dhe Benfica, të cilat duket se janë dy palët më të mëdha të interesuara për momentin, nuk kanë bërë asnjë propozim të përafërt.

Barcelona, klub ku Felix luajti sezonin e kaluar në formë huazimi, nuk ka ndërmend ta blejë mesfushorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat