De La Fuente paralajmëron Lamine Yamalin

Futboll

De La Fuente paralajmëron Lamine Yamalin

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 13:18
De La Fuente e Yamal

Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas kampionatit të shkëlqyer europian të luajtur me kombëtaren spanjolle, nën drejtimin e trajnerit Luis De La Fuente.

Pak më shumë se një javë pas fitores ndaj Anglisë së Southgate, De la Fuente foli për të ardhmen dhe rrugën e rritjes që duhet të ndjekin talentet si ylli i ri Barcelona-s.

Gjatë një bisede të gjatë me Marca-n, trajneri spanjoll u fokusua në pozicionin aktual të Lamine Yamal, duke i bërë thirrje që të mos hutohet nga lavdërimet e tifozëve dhe ekspertëve:

“Ai u shoqëruar shumë mirë nga veteranët e kombëtares, në çdo moment e kanë përkrahur dhe ne i kemi thënë gjithmonë: duhet të qetësohesh, të kesh durim, është rrugë e gjatë sepse të njëjtët që të bëjnë lajka dhe të lavdërojnë nuk do të ke turp të thonë të kundërtën.

“Ai duhet të piqet, edhe pse është shumë i pjekur për moshën e tij. Më shumë se të rinjtë e tjerë.

Këto përvoja e ndihmojnë atë të rritet. Ai duhet të forcohet në një nivel personal, të vazhdojë të rritet si person, të fitojë vlera. Kështu ai do të rritet profesionalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat