Zico në telashe, ia vodhën çantën

Futboll

Zico në telashe, ia vodhën çantën

Nga: K.G.. Më: 26 korrik 2024 Në ora: 14:05
Zico

Ish-ylli i Udineses dhe Flamengos, Arthur Antunes Coimbra i njohur si Zico, është viktimë e një vjedhjeje në Paris, ku kishte gjëra me vlerë prej 500 mijë eurosh.

Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, Zico, i ftuar në Paris nga delegacioni brazilian në Lojërat Olimpike, e kishte vendosur në bagazhin e një taksie çantën me një Rolex, diamante të shumta dhe 4 mijë euro.

Taksisti ishte shpërqendruar nga një person, ndërsa një tjetër shfrytëzoi rastin për të vjedhur çantën.

Raportohet se kishte material me vlerën e gjysmë milioni eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat