Reprezentuesi i ri maqedonas Hristijan Georgievski do ta vazhdojë karrierën në skuadrën e ligës së parë sllovene Nafta.
Mesfushori 21-vjeçar është promovuar zyrtarisht në radhët e Nafta-s pas ndarjes me kampionin e Maqedonisë, skuadrën shqiptare Struga Trim Lum, ku luajti sezonin e kaluar.
Është fjala për një futbollist mjaft të mirë.
Ai ka luajtur edhe për Shkupin dhe Sileksin, si dhe për MTK-në në Hungari.