Prishtina e Re pretendon hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.
Ky ekip sjell përforcime pothuajse në çdo repart me qëllim që të janë sa më të kompletuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Futbollisti Bleon Sekiraqa është përforcimi i radhës për Prishtinën e Re.
“Jemi shumë të lumtur të ju prezantojmë sulmuesin e krahut, Bleon Sekiraqa, i cili po ashtu luan edhe si mesfushor ofanziv, e i cili tani e tutje do të bart fanellën tonë.
Bleoni njihet si futbollist shumë cilësor, me imagjinatë e kreativitet shumë të zhvilluar, andaj presim ta ndihmoj ekipin në arritjen e objektivit.
Bleoni dy edicionet e fundit ka qenë pjesë e Trepça ‘89, ndërsa në të kaluarën, ka qenë pjesë e FC Prishtina, FC Ballkani dhe Malisheva”, njofton FC Prishtina e Re.