Trajneri i Sarajevës, Zoran Zekiq, është shprehur i kënaqur edhe pse skuadra e tij nuk ka arritur të mposht (0:0) Spartak Trnavën në stadiumin “Koshevo”, në ndeshjen e parë të xhiros së dytë të kualifikueseve për Converence League.
Përkundër dominimit të fushës dhe mundësive të shumta, skuadra e Sarajevës para 26 mijë tifozëve nuk arriti të tundte rrjetën e kundërshtarit të paktën një herë.
"Faleminderit të gjithë tifozëve tanë. Ata na mbajtën për të gjithë 90 minutat.
Shpresoj të mos tregohem subjektiv, por rezultati nuk është i drejtë.
Vërtet dominuam, në pjesën e parë humbëm pesë raste”, tha Zekiq.