KF Besa nga Dobërdolli është kthyer në Maqedoni, pas përgatitjeve disaditore në Bansko të Bullgarisë. Kampionati i ri po afrohet, derisa lojtaret po japin maksimumin në stërvitje.
Maliq Beluli është një prej atyre futbollistëve që kontribuoi në suksesin e sezonit të kaluar të Besës, e cila u ngjit në Ligën e parë, që është një sukses për histori.
Beluli për Open-ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.
“Përgatitjet kanë kaluar shumë mirë. Kushtet kanë qenë solide për të zhvilluar një fazë përgatitore, e cila ishte e vështirë për ne futbollistët, por e nevojshme për shkak se ne duhte të jemi sa më tëpërgatitur për sezonin e ri garues 2024/25”, u shpreh në fillim Beluli, mesfushor.
Tre ndeshje miqësore dhe tre barazime pati Besa në Bansko.
“Nuk kanë qenë rezultatet shumë të rëndësishme në këtë fazë për shkak se ishin lojëra miqësore dhe më shumë na interesonte që të përgatitemi për kampionatin që na pret”, shtoi ai.
Për Belulin objektiv I skuadrës është ekzistenca në elitën e futbollit, ndërsa Struga Trim Lum dhe Shkëndijën i sheh si favorit për titull kampioni.
“Synimi jonë është mbetja në ligë, kurse konkurrentë pë titull i shoh StrugaTrim Lum dhe Shkëndijën”, përfundoi Maliq Beluli.