Keidi Bare me ekip të ri

Futboll

Keidi Bare me ekip të ri

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 21:21
Keidi Bare

Keidi Barë është lojtari më i ri i Real Zaragoza. Mesfushorit të Kombëtares i përfundoi kontrata me Espanyol dhe palët zgjodhën të mos zgjasnin bashkëpunimin.

Në këtë mënyrë, Bare vendosi që të vazhdonte karrierën e tij po në Spanjë, me Real Zaragoza.

Kujtojmë që këta të fundit janë pjesë e La Liga 2 dhe e shohin Baren si përforcimin ideal për objektivin e rikthimit në elitë.

“Real Zaragoza siguron shërbimet e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me dozën e tij të talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës”, shkruan klubi spanjoll për 26 vjeçarin fierak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat