De Gea ishte gati të kthehej

Futboll

De Gea ishte gati të kthehej

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 21:34
David de Gea

David de Gea ishte gati të kthehej te Mançester Junajtid përpara se Erik ten Hag të qëndronte si trajner për një sezon të tretë. Spanjolli ishte më parë numri 1 i “Djajve” gjatë sezonit të parë të Ten Hagut në krye, por një seri gabimesh me peshë mes shtyllave bindën trajnerin holandez për ta zëvendësuar atë.

Një fund i keq i marrëdhënies së tij 12-vjeçare në “Old Trafford”, me kontratën e tij që ishte planifikuar të rinovohej, por në fund u la të skadonte nga klubi, i cili përfundimisht vendosi të mos i ofronte atij një marrëveshje të re. Andre Onana më vonë u nënshkrua si zëvendësues i tij nga Interi, ndërsa De Gea mbeti pa klub dhe e gjeti veten pa punë për herë të parë në karrierën e tij.

Megjithatë, vështirësitë e kamerunasit gjatë muajve të tij të parë si numri 1 i Junajtid, nxitën thirrjet nga tifozët që De Gea duhej të kthehej pas karrierës së tij të madhe, ku ai u vlerësua në vitet e tij në Mançester si një nga portierët më të mirë në botë. Pavarësisht se veterani ishte subjekt i interesimit nga skuadrat kryesore europiane dhe të Arabisë Saudite, De Gea vendosi të pushonte një sezon nga futbolli dhe dëshironte të kthehej në Mançester, raporton “The Athletic”.

33-vjeçari mbeti i zhgënjyer nga sjellja e Ten Hagut dhe ish-drejtorit sportiv, Xhon Murtaf. Plani i spanjollit ishte të kthehej në ish-klubin e tij vetëm nëse të dy nuk do të ishin më atje.

Por drejtuesit e rinj të klubit vendosën që të mbajnë Ten Hagun në stol, pavarësisht se dukeshin të vendosur për ta shkarkuar pas sezoni me shumë ulje ngritje të skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat