Struga Trim Lum nesër udhëton në Armeni

Futboll

Struga Trim Lum nesër udhëton në Armeni

Nga: K.G. Më: 26 korrik 2024 Në ora: 22:52
Struga Trim Lum

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, nesër pritet që të udhëtojnë për në Armeni.

Struga do të ndeshet me Pyunikun, në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të kualifikueseve në Conference League në futboll.

Futbollistët e Strugës do të kenë gati tre ditë kohë për t'u ambientuar dhe për t'u përgatitur në një atmosferë të qetë dhe relaksuese në Jerevan për ndeshjen e kthimit. 

Ndeshja e kthimit luhet të martën në orën 18:00.

Struga TL e ka fituar ballafaqimin e parë me rezultat 2:1 ndaj Pyunikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat