Dean Liço nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut.
Pas një aventure 2 vjeçare me korçarët, Liço ka vendosur që të largohet nga Superiorja, për të nisur një aventurë të re në Turqi.
Sipas shtypit të shkruar, kapiteni i Skënderbeut do të transferohet te ekipi i Igdir FK, e cila militon në kategorinë e dytë turke. Një transferim i rëndësishëm për Skënderbeun, që rregullon paksa financat e klubit.
Bëhet me dije, se klubi korçar ka përfituar një shifër të majme nga shitja e 24 vjeçarit. Gjithashtu, Skënderbeu ka mbajtur edhe një përqindje kartoni në rast rishitje të Liços nga klubi turk.