Zinedine Zidane imazhi i startit

Futboll

Zinedine Zidane imazhi i startit

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 23:22
Zinedine Zidane

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ngritur siparin e tyre.

Një eveniment fantastik sportiv, i vendosur në zemër të Francës, kryeqytetin e bukur dhe mbresëlënës, Parisin.

Sporte të ndryshme të cilat do t’i shoqërojnë adhuruesit nga mbrëmja e sotme, pra 26 korrik, deri më 11 gusht.

Përgjatë këtyre 15 ditëve, dashamirësit e sporteve të ndryshme do të kenë mundësinë të shijojnë në maksimum të preferuaren e tyre.

Një video hyrëse mjaft interesante ku si personazh kryesorë ka Zinedine Zidane.

Legjenda e Francës dhe Real Madrid shihet teksa vrapon me një pishtar në dorë dhe rrugës mbledh sa më shumë persona.

Pra, Lojërat Olimpike “Paris 2024” e ngrenë në këtë mënyrë siparin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat